
U luajtën ditën e sotme 4 sfida, të vlefshme për fazën e 1/16-ve. Barcelona dhe Napoli, barazuan 1-1 në sfidën e parë, të zhvilluar në “Camp Nou”. Italianët kaluan të parët në avantazh me Zielinski në minutën e 29-të, ndërsa katalanasit barazuan me Ferran Torres në minutën e 59-të.
Borussia Dortmund ka zhgënjyer në shtëpi, teksa u mposht 2-4 nga skocezët e Rangers. Fitore në transfertë ka korrur edhe Betis, që mposhti 2-3 Zenitin. Sheriff Tiraspol mposhti 2-0 portugezët e Braga.
U luajtën gjithashtu edhe 4 ndeshje në Conference League, aty ku Fenerbahce u shtang në shtëpi, teksa u mposht 2-3 nga Slavia Prague. PAOK u mposht minimalisht nga Midtjylland, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe PSV ndaj Maccabi Tel Aviv. Rapid Vienna triumfoi 2-1 ndaj holandezëve të Vitesse.



