Ditën e djeshme u mbyll edhe merkato përfundimisht kampionatet më të mëdha europiane. Merkato e kësaj vere, mund të quhet edhe si merkato e lëvizjeve të bujshme, pasi kanë qenë të shumta lëvizjet e lojtarëve të mëdhenj.
Mjafton të kujtojmë këtu, kalimin e Leo Messi dhe Sergio Ramos te PSG, apo edhe Cristiano Ronaldo te Manchester United.
Por cilat ishin lëvizjet më të shtrenjta? Klubi që investoi më shumë në një lojtar në këtë merkato është Manchester City. Këta të fundit mbajnë vendin e parë për transferimin më të shtrenjtë, atë të Jack Grealish nga Aston Villa. I dyti më i shtrenjtë ishte Romelu Lukaku, i cili kaloi nga Interi te Chelsea për shifrën e 115 milionë eurove.
Më pas vazhdohet me Jadon Sancho, i cili kaloi nga Dortmund te United për 85 milionë euro, Achraf Hakimi nga Interi te PSG për 60 milionë euro, Ben White nga Brighton tek Arsenali për 58.5 milionë euro, Dayot Upamecano nga Leipzig te Bayern Munich për 42.5 milionë euro, Rafael Varane nga Real Madrid te United për 40 milionë euro, Tammy Abraham nga Chelsea te Roma për 40 milionë euro dhe Ibrahima Konate nga Leipzi te Liverpool.



