
Legjenda holandeze, Marco Van Basten, ka këshilluar yllin argjentinas, Leo Messi, që të mos transferohet në Arabinë Saudite.
Van Basten deklaroi se Messi duhet të bëjë gjërat që do dhe jo të ndjekë paratë.
Sipas mendimit tim, nuk e kuptoj të luaj në Arabinë Saudite për të fituar shumë para, kur i kam më parë, kjo do të më dukej e mjerueshme. Messi duhet të bëjë gjërat që do, Messi duhet të jetë shefi i vetes.
Kujtojmë se Messit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe në verë del lojtar i lirë.



