
Pas fillimit të vështirë të sezonit , Manchester United ka rikuperuar terren duke e kthyer situatën në favor.
Merkatoja cilësore e ka ndihmuar ekipin e Erik Ten Hag, drejtuesit e të cilit shpenzuan jo pak por 260 milionë euro.
Megjithatë në këtë fazë , ‘’ The Red Devilsat ‘’ po hasin vështirësi për arsye të dëmtimit të Rashford dhe Martial dhe dyshimit për qëndrimin e Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ .
Sipas ‘ The Sun ‘ , anglezët po mendojnë seriozisht për periudhën e janarit e cila mendohet se do të jetë deçizive për fazën vendimtare të sezonit.
Portugezi Gonçalo Ramos ka fituar zemrën e hollandezit dhe Manchester United ka përgatitur çekun prej 30 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
8 gola dhe 5 asiste në 12 sfidat e para me Benfikën nuk kanë kaluar pa marrë vëmëndjen e 20 herë kampionëve të Premier Leagues , pasi konsiderohet një lojtar cilësor i cili ka lënë shenjë edhe në fazën e grupeve në Champions Leaguen e kaluar me luzitanët .
21 vjeçari spikati me 8 gola dhe 4 asiste në 46 sfida , përfshirë këtu edhe shënimin në çerekfinale kundër Liverpoolit.



