Duel në Premier League për Rabiot

Duel në Premier League për Rabiot

Përfundimi i kontratës me Juventusin në 30 qershorin vijues e ka shëndërruar Adrien Rabiot në një objektiv të dy ekipeve në Premier League. Newcastle dhe Arsenali do të masin forcat për mesfushorin duke patur parasysh se ‘’ Las Urracas ‘’ do ta nisin këtë sfidë me avantazhin e të qënit ekipi më i pasur në botë aktualisht. Edhe pse 28 vjeçari është titullar në skemat e Massimilliano Allegrit, s’përjashtohet largimi nga Juventusi gjatë merkatos së verës. Megjithatë, drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e kanë shprehur me kohë dëshirën për qëndrimin e Adrien Rabiot në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por ende nuk e kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, fakt që e largon edhe më shumë nga bardhezinjtë. Nëse situata s’do të ndryshojë , me shumë gjasa ishi i Paris St Germain do të fillojë një tjetër aventurë larg Serisë A, ndoshta në Premier League , një ndër kampionatet më spektakolarë të globit. Sezoni aktual është i pesti për Adrien Rabiot tek ish rekordmenët e Scudettos, lojtar i cili deri më tani numëron një gol dhe një asist në pesë sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy