
Fitimi i titullit të Fa Cup në sezonin e shkuar në njëfarë mënyre justifikoi punën e bërë nga Erik Ten Hag nën drejtimin e Manchester United.
Megjithatë, kjo arritje ishte shumë pak për një skuadër të këtyre niveleve, e cila në vitet e fundit ka lënë për të dëshiruar.
Eleminimi fillimisht nga grupet e Champions Leagues u shoqërua më pas nga renditja në vendin e shtatë në kampionat por titulli i fituar i dha mundësinë ‘’ The Red Devilsave ‘’ të jenë përsëri pjesë e Kupave të Europës në sezonin vijues.

Për sa i përket largimeve, janë deklaruar ato të Raphael Varanes dhe Antony Martial, të cilët e finalizuan kontratën me 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe gjithashtu ato të Casemiros dhe Sofyan Amrabat.
Shumë shpejt drejtuesit i dhanë sinjalet me transferimin e Leny Yoros në ‘’ Old Trafford ‘’, kartoni i të cilit i kushtoi më shumë se 60 milionë euro dhe flitet se ai i rradhës do të jetë ai i Manuel Ugartes.
Mungesa e protagonizmit në skemat e Luis Enriques ia ka hapur dyert e largimit nga ‘’ Parque de Princes ‘’ uruguajanit, një lojtar stabël edhe tek kombëtarja e ‘’ Celestëve ‘’.
Besohet se do të shpenzohen 70 milionë euro për mesfushorin por s’mbaron me kaq sepse edhe Xavi Simons po monitorohet prej kohësh dhe natyrisht është një dëshirë e bashkombasit të tij.
Mesfushori i Leipzigut thuhet se do të kushtojë rreth 100 milionë euro, por gjithsesi duhet patur parasysh se kemi të bëjmë me një ndër klubet më të pasur të botës.



