
Edhe në sezonin e tretë tek Paris St Germain Ousmane Dembele po rikonfirmon se mbetet një ndër më të rrezikshmit në metrat e fundit.
Francezi mbështetet fuqimisht nga traineri Luis Enrique dhe ka ditur t’ia justifikojë besimin e dhënë.
Kontrata e 28 vjeçarit me ‘’ Les Pariziens ‘’ përfundon në qershorin e 2028-tës dhe negociatat për rinovim janë komplikuar në kohët e fundit.
Arsyeja lidhet me ofertat nga klube të Arabisë Saudite, sigurisht tunduese për çdo lojtar.
Pretendimi i Ousmane Dembeles për të vijuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ është konsideruar i ekzagjeruar nga Nasser Al Khelaifi dhe natyrisht ekipet e Arabisë Saudite mund t’ia përmbushin kërkesat.
Si duket sheikët arabë janë të gatshëm të ofrojnë një shifër e cila sigurisht nuk ka të krahasuar me atë të presidentit nga Katari duke qenë se bëhet fjalë për një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër referuar repartit të avancuar.
Ndër vite tentativat e tyre kanë patur sukses dhe e kanë fuqizuar kampionatin e Arabisë Saudite me shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në Europë.
Flitet për një shifër prej 100 milionë eurosh e cila mund ta bindë numrin një të kuq e bluve por në krahun tjetër do ti shkaktonte një boshllëk skemave të të ashtuquajturit ‘’ Lucho ‘’.
Do të jetë një periudhë reflektimi për ishi-n e Borussia Dortmundit i cili mund ti bashkohet yjeve si Cristiano Ronaldo apo Sadio Mane ndër të tjerë ose të vijojë në rradhët e fituesve në fuqi të Ligue 1 dhe Champions Leagues.
Në sezonin e tretë tek francezët Ousmane Dembele ka kontribuar deri më tani me 8 gola në 20 sfida, i padiskutueshëm në 11-shen e ish trainerit të Barcelonës dhe kombëtares së ‘’ La Furia Rojas ‘’.



