Hajdini: Ukraina e ka fituar Europianin e saj, Anglia është favorite absolute

Hajdini: Ukraina e ka fituar Europianin e saj, Anglia është favorite absolute

Gazetari i sportit Edi Hajdini në edicionin e lajmeve në MCN TV, është shprehur se Ukraina do e ketë shumë të vështirë ndaj Anglisë. Për ndeshjen e fundit në çerekfinalen e Europianit, atë mes Anglisë dhe Ukrainës, Hajdini tha se skuadra e Southgate vjen si një favorite absolute në këtë ndeshje, por edhe për të fituar trofeun në fund.

“Në pjesën e parë Danimarka ishte shumë mirë, duke realizuar dy herë, ndërsa në të dytën Çekia ia doli të shënojë dhe kërkon të barazojë shifrat. Schick me golin që shënoi sot i afrohet më shumë golashënuesit Ronaldo.

Ukrainë-Angli? Do jetë shumë e vështirë, jo vetëm për shkak se janë dy skuadra me pozicione të kundërta. Ukraina arriti disi me fat që erdhi deri këtu. Anglia është pretendente absolute. Ukraina i ka lojtarët nga kampionati vendas. Do jetë shumë e vështirë për Ukrainë, Europianin e tyre ata e kanë fituar, pasi nuk e kishin menduar se do arrinin deri këtu. Southgate pritet të bëjë rrotacion, për të pasur lojtarët gati për gjysmëfinalen.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 6 korrik, ndërsa e dyta do të zhvillohet me 7 korrik.”. u shpreh Hajdini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy