
Pas vendimit për mosfirmosjen e kontratës me Napolin , Fabian Ruiz është shëndërruar automatikisht në një ndër protagonistët e merkatos .
Spanjolli e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit dhe është shumë afër largimit nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Destinacioni më i mundshëm mbetet ‘’ Parque de Prince ‘’ duke mos përjashtuar këtu as Manchester City-n , Real Madridin dhe Barcelonën .
Në të kaluarën bardhekaltërit investuan 25 milionë euro për 26 vjeçarin, për të cilin kalimi nga ‘’ Benito Villamarin ‘’ tek Napoli ka rezultuar një ndër vendimet më të suksesshme të karrierës.
Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është se me arritjen drejt fundit të kontratës natyrisht vlera e kartonit të Fabian Ruiz shënon rënie , e cila aktualisht arrin 30 milionë eurot.
Për ekipet e lartpërmendura sigurisht nuk përbën asnjë problem por të avantazhuarit duket se janë ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët në çdo sezon pretendojnë fitimin e Champions Leagues .
Katër sezonet tek Napoli ia kanë rritur vlerat Fabian Ruizit , kalimi i të cilit tek kampionët në fuqi të La Ligas sigurisht do të shoqërohej me shumë avantazhe, si përshembull paga dhe fitimi i titujve me kuq e blutë.



