Maldini flet pas shkarkimit nga Milani: Kërkuan fitimin e Ligës së Kampioneve, vendimi ishte marrë muaj më parë

Maldini flet pas shkarkimit nga Milani: Kërkuan fitimin e Ligës së Kampioneve, vendimi ishte marrë muaj më parë

Paolo Maldini, ka folur për herë të parë, pak muaj pasi u shkarkua nga Milani, aty ku mbante postin e drejtorit teknik.

Ish-kapiteni i kuqezinjve, zbuloi prapaskenat me pronarët e rinj. Sipas tij, presidenti Cardinale i kishte kërkuar fitimin e Ligës së Kampioneve dhe Maldini i paraqiti projektin, megjithatë nuk mori asnjë përgjigje.

Maldini deklaroi se vendimi për shkarkimin ishte marrë muaj më parë.

Nga 35 blerje, ata kundërshtonin De Ketelaere, i cili ishte 21 vjeç. Kur ti zgjedh djem të asaj moshe, përqindja e dështimit është më e lartë. Duhen pritur, ndihmuar, përkëdhelur. Nga ana tjetër, pas tre muajsh pune, mua, Boban dhe Massara na thirrën në Londër pronarët dhe CEO. Ata nuk i pëlqyen asokohe Leao, Bennacer dhe Theo. Megjithatë, ne kishim nevojë për një rrugë. Më kujtohet gjithmonë nga e filluam.

Ne do të kishim bërë gjithçka që ishte e mundur për të mos e lënë të ikte Tonalin. Nuk ishim kurrë totalisht kundër një shitjeje të madhe, por nuk ishte e nevojshme. Për Sandron shpenzuam një të pestën e vlerës së domenit publik dhe duhej të diskutonim fort pronarët që ta blinin. As zona e skautizmit nuk e donte atë.

Cardinale më kërkoi të fitonim Ligën e Kampionëve. I shpjegova se duhej një plan 3-vjeçar. Nga tetori në shkurt e përgatita me Massara dhe një mikun tim konsulent. Plot 35 faqe strategji të qëndrueshme dhe nevoja për një kapërcim në cilësi. Ia dërguam Gerry (Cardinale) dhe dy bashkëpunëtorëve të tij shumë të afërt. Natyrisht, edhe CEO Furlanit.

Në një vit me Cardinale, vetëm një bisedë dhe vetëm 4 mesazhe nga ai. Thoshte se duhet t’i besojmë njëri-tjetrit, e bëra. Se si shkoi dihet tashmë. Besoj që vendimi për të na pushuar nga puna ishte marrë muaj më parë, kishte nga ata që e dinin. Kontrata, 2 vite me opsion rinovimi, m’u dha më 30 qershor 2022, në orën 22:00. Ishte diçka shumë jopopullore për të na larguar pas titullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy