
Do të luhet duke filluar nga ora 19:45, derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Në “Air Albania” të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, ashtu siç ndodh në çdo derbi.
Tirana vjen në këtë sfidë si kryesuese dhe do të provojë të shkëputet në krye, ndërsa në krahun tjetër Partizani pas shumë oshilacioneve në këtë sezon, do të kërkojë që me një triumf në derbi, të vazhdojë ngjitjen në renditje.
Pritet një sfidë e bukur, edhe për shkak të tifozëve, që do të jenë të shumtë në numër, për të mbështetur skuadrën e tyre.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Teqja, Belica, Sota, Musta, Shehi, A. Marku, Rrapaj, H. Marku, Mala, Cara, Stenio Junior.
Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratche, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi



