
Ndonëse ka hedhur dëmtimin pas krahëve, Marash Kumbulla nuk do të jetë i grumbulluar për sfidën e fundjavës ndaj Juventusin.
Këtë e konfirmoi vetë trajneri i Romës, Jose Mourinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes.
I dinim shumë mirë vështirësitë në repartin e mbrojtjes, e dimë edhe që Ndicka do të largohet në janar për të luajtur Kupën e Afrikës. Po ashtu e dinim edhe që Kumbulla do të ishte jashtë pjesën e parë të sezonit, ashtu si Smalling. Meqë jemi te Kumbulla, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Juventus.
Mourinho zbuloi gjithashtu se Bonucci nuk do të transferohet, për shkak se nuk e duan tifozët.
Nuk dua të mendoj për merkaton sepse shpërqendrohem, por ju them se sa i përket Bonuccit është mbyllur gjithçka. Zemra e klubit janë tifozët dhe nëse diçka nuk iu pëlqen atyre, atëherë vështirë që të realizohet.



