Grezda del lojtar i lirë, mbyll bashkëpunimin me skuadrën kroate

Grezda del lojtar i lirë, mbyll bashkëpunimin me skuadrën kroate

Eros Grezda nuk është më futbollist i Osijek. Klubi kroat mbrëmjen e djeshme, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Palët kanë mbyllur kontratën me konsensus dhe tashmë Grezda ka dalë lojtar i lirë. 26-vjeçar ishte i huazuar te Zalaegerszegis në Hungari dhe në janar u rikthye të Osijek pas përfundimit të huazimit.

Megjithatë tashmë palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin dhe Grezda është i lirë të zgjedhë ekipin e ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës hungareze ai në kampionat u aktivizua gjithsej në 5 ndeshje nga ku realizoi dhe një gol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy