
Edhe gjatë eksperiences tek Red Bull Salzburgu si drejtor teknik natyrisht pretendentët për Jurgen Klopp nuk kanë mungurar.
Ndër vite gjermani është synuar nga Real Madridi i cili në të shkuarën la gjurmë fillimisht tek Borussia Dortmundi dhe më pas tek Liverpooli.
Kjo kohë i ka shërbyer për të reflektuar 58 vjeçarit i cili së fundmi është kontaktuar nga Federata për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë.
Numri një i stolit e konsideron një sfidë interesante e cila mund të nisë pas Botërorit, eveniment që do të zhvillohet në verë, në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.
Eksperienca e shoqëruar me trofe shumë të rëndësishëm me ‘’ Të Kuqtë ‘’ sigurisht e pozicionin si një prioritet Jurgen Kloppin për të drejtuar katër herë kampionët e botës.
Ndërkohë që bosi i ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez e ëndërron transferimin e ishi-t të ‘’ Verdhezinjve ‘’ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, për të cilin merkatoja e verës do të jetë determinante.



