Luuk de Jong drejt largimit

Luuk de Jong drejt largimit

 Largimi i Ronald Koeman nga Barcelona për arsye të rezultateve  të dobëta të cilat aktualisht nuk i sigurojnë vijimësinë e dëshiruar ka ndikuar tek vendimarrja e  Luuk de Jong për të ardhmen .  

Sulmuesi nuk pati fatin të shkëlqejë nën urdhërat e bashkombasit të tij dhe  me shumë gjasa do të bëhet pjesë e spastrimit të  ‘’ Blaugranëve ‘’ në merkaton e janarit   .

31 vjeçari  nuk ka garanci për të ardhmen e dëshiruar në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe me shumë mundësi do ti japë fund kësaj eksperience  , fakt që përputhet me idenë e drejtuesve të Barcelonës të cilët synojnë ringritjen sa më të shpejtë të saj .

Merkatoja e janarit po afrohet  dhe sipas Sport katalanasit do ti lëvizin të gjithë gurët për ti ofruar një ambjent të përshtatshëm  Luuk de Jongut për të buzëqeshur përsëri .

Pavarësisht se është një sulmues i sprovuar , përfaqësimi i  Barcelonës ka rezultuar një detyrë shumë e vështirë për ishi-n e Psv Eindhovenit sepse nuk ka ditur ti shfrytëzojë  shanset e ofruara  në një ndër klubet me të famshëm .

Së fundmi imazhi i Barcelonës është dëmtuar shumë sidomos pas largimit të treshes magjike Messi , Neymar dhe Suarez të cilët e varfëruan ofensivën .

Largimi i Luuk de Jong nga Katalunja do të fuqizonte ekonominë e Barcelonës me objektivin e zgjedhjeve cilësore për të mos mbetur në vend numëro në pjesën e dytë të sezonit sepse e para po shkon si mos më keq për arsye se nuk kanë asgjë të sigurtë si në La Liga ashtu edhe për kualifikimin në Champions League. 9 ndeshje dhe vetëm 1 gol e kanë mbushur kupën dhe largimi nga kuq e blutë është vulosur tashmë .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy