
Ecuria e Ansu Fatit me Barcelonën nuk po rezulton ashtu siç pritej.
Mungesa e minutave nën urdhërat e Hansi Flick sigurisht po ia sos durimin sulmuesit, për të cilin është shfaqur një dritë në fundin e tunelit.
Borussia Dortmundi është një ndër pretendentët e 22 vjeçarit, një ndër ekipet që spikat në Europë për zhvillimin e talentëve.

Duhet kujtuar se para disa vitesh golashënuesi nga Guinea- Bisau u konsiderua nga ekspertët si trashëgimtari i Lionel Messit dhe tekniku i ‘’ Verdhezinjve ‘’ Niko Kovac e dëshiron medoemos në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ pasi e vlerëson për aspektin teknik dhe gjithashtu për faktin e të qënit shumë i shpejtë, cilësi që e ndihmojnë për ti vënë në vështirësi rivalët.
Nëse do të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ drejt ekipit nga Ruhr, për ishi-n e Brightonit do të ishte një shans për tu rikthyer në versionin e tij më të mirë, tek një ekip shumë cilësor, në Bundesligë dhe Champions League.
Në sezonin aktual Ansu Fati numëron vetëm 8 ndeshje me gjigandët e La Ligas dhe nëse vendos për kampionatin gjerman, do të bëhej eksperienca e tretë ndër pesë më të rëndësishmit e kontinentit të vjetër.



