
Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TVm, foli para ndeshjes, që Partizani do të luajë në transfertë ndaj Astanës.
Sipas tij, të kuqtë duhet të luajnë në bllok dhe të provojnë me kundërsulme, pasi mundësitë për këtë i kanë.
Janë dy ndeshje të rëndësishme për të shkuar në grupe. Partizani ka një mundësi të mirë. Luan Zekolli, sepse është i dënuar Atanaskoski. Partizanit do i duhet të luajë në mbrojtje dhe në bllok të mesëm e të ulët. Do shfrytëzojë kundërsulmin. Mundësinë e kanë, sepse kanë lojtarë të shpejtë. Shpresojmë që gabimet me Valmierën të mos përsëriten më. Të shpresojmë për një rezultat të mirë atje dhe për një kualifikim më pas.
Astana-Partizani do të luhet në orën 16:00, teksa do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.



