
Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio, u shfaq i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Kukësit.
Për MCN TV, tekniku italian deklaroi se ishte një fitore shumë e vështirë, por e rëndësishme, duke qenë se vinin pas dy humbjeve.
Jam shumë i kënaqur për fitoren e sotme. Ishte një fitore e vështirë, por ia dolëm të fitojmë dhe të marrim 3 pikët.
Për mënyrën si shkoi loja, bëmë ndeshje të mirë. Si shkoi ndeshja, i meritonim 3 pikët. Jam i surprizuar që kjo pyetje më erdhi sot dhe jo në ndeshjet e para.
Debati mes të luajturit mirë dhe të luajturit keq, ha debat. Në dy ndeshjet e para, kemi luajtur mirë dhe nuk kemi marrë pikë. Kemi pasur disa dëmtime, mos harrojmë se është një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë.
Kemi marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me ekipin, për ato që kemi treguar në 3 javë. Nuk kemi qenë të qetë për të finalizuar. Duet të punojmë me shumë qetësi në vijim. Duhet ta sulmojmë më shumë zonën. Jam i kënaqur shumë me sulmuesit, sepse kanë krijuar shumë në 3 javë.



