Kylian Mbappe, u prezantua këtë të martë, si lojtari më i ri i Real Madrid.
Në fjalët e para, sulmuesi francez u shfaq shumë i lumtur, ndërsa e cilësoi si një ëndërr të bërë realitet.
Mbappe deklaroi se do të japë gjithçka për fanellën madrilene.

Është diçka e pabesueshme të jem këtu. E kam ëndërruar gjithmonë të jem një lojtar i Real Madrid dhe të mbaj veshur këtë fanellë. Tani ndihem si një fëmijë i lumtur. Para së gjithash, dua të falënderoj presidentin Florentino Perez, i cili besoi te mua nga dita e parë, duke kaluar vështirësi të ndryshme.
Gjithashtu dua të falënderoj edhe tifozët e Real Madrid, që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë gjithë viteve dhe më bënë të ndihme krenar që jam këtu. Jam te klubi më i mirë dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë.



