Tirana do titullin ndaj Teutës, Shehi: Shumë lojtarë kanë oferta, ka humbur përqendrimi

Tirana do titullin ndaj Teutës, Shehi: Shumë lojtarë kanë oferta, ka humbur përqendrimi

Tirana përballet ditën e nesërme me Teutën, në një ndeshje, ku në rast fitore, bardheblutë do të fitojnë matematikisht titullin, pikërisht ndaj kampionëve në fuqi.

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Tiranës, Orges Shehi. Tekniku durrsak ka pranuar se te skuadra e tij ka humbur përqendrimi në këtë fund të kampionatit. Shkak për këtë, sipas Shehit janë bërë edhe ofertat që lojtarët kanë marrë, pas një sezoni të shkëlqyer që kanë zhvilluar.

Duhet të futemi nesër në fushë për të shkuar te fitorja. Nuk duhet të ngarkohemi shumë nga ana emocionale, të mendojmë për gjëra të tjera pas ndeshjes. Të fokusohemi te 90 minutëshi. Luajmë ndaj një kundërshtari që po bën mirë javët e fundit dhe i gjithë përqendrimi duhet të jetë aty dhe jo te ajo çfarë ndodh pas ndeshjes.

Sigurisht që vështirësi ka për ta motivuar ekipin. Ka qenë një periudhë, që pas një kampionati të mirë që kanë bërë të gjithë lojtarët, shumë lojtarë kanë oferta. Kjo i pështjellon pak ata. E kam thënë edhe më parë që edhe distanca e pikëve e ul përqendrimin. Nuk jemi aty ku duhet sa i përket grintës dhe dëshirës, por shpresoj që nesër duhet të na rikthehet kjo, të kemi uri nesër, pasi për herë të parë kemi pësuar dy humbje radhazi.

I kam kërkuar skuadrës, që pas humbjes me Laçin, të mos mendojë për asgjë tjetër, të mos ketë asnjë lloj shpërqendrimi, por vlerësim maksimal te sfida e nesërme. Është një ndeshje e rëndësishme për t’u kthyer aty ku duhet.

Është një moment që e bën emocionues dhe shpresojmë të kemi fat. Është diçka e bukur nëse e sigurojmë titullin përballë skuadrës kampione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy