Zgjedhjet e atletikës, Çarçani: Ministria frenoi një marrëzi. U krijuan befas 4 shoqata (VIDEO)

Zgjedhjet e atletikës, Çarçani: Ministria frenoi një marrëzi. U krijuan befas 4 shoqata (VIDEO)

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Atletikës që ishin planifikuar të zhvilloheshin ditën e nesërme me 4 dhjetor, do të mbahen në një datë tjetër sipas urdhrit të ministrisë.

Gazetari Gerti Çarçani tha në studion e MCN Informacion se kishte disa shkelje, mes të cilat përjashtimi nga votimi i disa ekipeve dhe krijimi për një kohë të shkurt i disa shoqatave.

Federata Shqiptare e Atletikës ka një histori që i ka komplikuar gjërat. Ishte planifikuar për një proces zgjedhor për datën 4 dhjetor, por ministria ndërhyri në kohë për të frenuar një marrëzi alla shqiptare, të shpikjeve që prodhojnë një nul. Në garë do të konkurronin president aktual Taulant Stërmasi që ka thënë dhe këtë mandat do bëj dhe do iki, dhe Izmir Smajlaj.

Ka lëvizje nën rogoz të stilit shqiptar të natyrave që ne respektojmë ligjin, por sipas këndvështrimit tonë. Para pak ditësh u skualifikua presidenti aktual, u skualifikuan disa ekipe që prodhojnë atletikë. Se duhen bërë shoqatë, u privuan të votojnë. Dolën nga gara ekipe që prodhojnë atletikë.

Ra dhe kandidatura e Stërmasit, presidentit aktual në detyrë. Është njeri qytetar që në një situatë të qetë do prodhonte çdo rezultat.

Ministria ka reaguar e ka shtyrë procesin. Ka kërkuar që palët respektive të gjejnë një datë tjetër. Ndodhi dhe diçka tjetër. Përveç se u skualifikuan këto klube, u krijuan befas 4 shoqata, u krijuan u regjistruan dhe morën të drejtën për votim. Ky kalvar i madh u frenua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy