Sulmuesi i Partizanit, Lucas Cardoso iu nënshtrua një operacioni delikat, në supin e majtë.
Braziliani u dëmtua në sfidën ndaj Kukësit dhe ditën e sotme iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e kaloi me sukses.
Kjo u bë e ditur nga klubi i Partizanit, nëpërmjet një njoftimi në faqen e “Facebook”, ku thuhet se tashmë Cardoso do i nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi i cili parashikon një periudhë kohore prej 6 javësh.
Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Daja, i cili e ka aktivizuar futbollistin në disa ndeshje këtë sezon.



