Como, synon David de Gean

Como, synon David de Gean

Pas disa muajve pa ekip, duket se David de Gea e ka gjetur vetveten.

Spanjolli po paraqitet denjësisht në rradhët e Fiorentinës dhe tashmë konsiderohet një ndër më të spikaturit në Serinë A.

34 vjeçari ka ditur ti japë zgjidhje situatave të ndërlikuara gjatë sfidave dhe tashmë ka tërhequr vëmëndjen e teknikut të Comos Cesc Fabregas.

Ish kampioni i botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ e vlerëson eksperiencën e gardianit të tre shtyllave dhe dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij duke filluar nga sezoni vijues.

Drupal Ad

Pavarësisht moshës, ishi i Atletico Madridit ka treguar se mund të jetë përsëri një element deçiziv, i cili për më tepër është adaptuar me shpejtësi në Serinë A, një ndër kampionatet më kompetitivë të kontinentit të vjetër.

Drejtuesit e italianëve shpresojnë se do ta bindin David de Gean, të cilët kanë si qëllim të shëndërrohen në një rival të sikletshëm në Itali.

Edhe pse momentalisht vijon të notojë në ujërat e mesit të tabelës, skuadra e Cesc Fabregas ka rezultuar problematike, sidomos për ekipet e elitës, e cila natyrisht pretendon të qëndrojë në elitën e futbollit italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy