
Manchester United nuk ka të ndalur në përgatitjen e terrenit për të ardhmen . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë drejt rikthimit të skuadrës së dikurshme që trembte çdo kundërshtar dhe pavarësisht se tashmë kanë përsëri pjesë të organikës Cristiano Ronaldos nuk kanë të ngopur me pretendimet .
Sulmuesi i Bayernit Kingsley Coman është përfshirë në planet e Ole Gunnar Solskjaer i cili kërkon të perfeksionojë repartin ofensiv dhe sipas ‘’ The Mirror ‘’ francezi ka shprehur dëshirën për të ndërruar ambjenti .
Pas aventurave në Francë , Itali dhe Gjermani me skuadrat më të mira të ligave respektive, kandidatura e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ intepretohet si një shans ideal për 25 vjeçarin për të provuar veten tek një ndër kampionatet më të bukur të planetit . Me shumë mundësi ishi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ mund ta pranojë kërkesën e Manchester United i cili e ka rritur protagonizmin me luzitanin dhe transferimi i një tjetër ylli do ta afronte më shumë me suksesin .
Kontrata e Kingsley Coman përfundon në 2023- shin dhe sipas portalit Transfermarkt vlera e kartonit të golashënuesit është rreth 65 milionë euro .
Prezenca e ‘’ Cr 7 ‘’ ka rezultuar jo vetëm produktive por njëkohësisht konsiderohet si tepër motivuese për lojtarë të kalibrit për arsye se mbështetja e 5 herë fituesit të Topit të Artë është determinante për realizimin e objektivave .



