
UEFA ka dënuar me gjobë Federatën Greke të Futbollit, për sjelljen e tifozëve në ndeshjen me Kosovës, në Ligën e Kombeve, para disa javësh.
Përdorimi i lazërave dhe fishekzjarrëve nga tifozët, ka bërë që UEFA të dënojë grekët. Këta të fundit janë dënuar me një gjobë prej 31 mijë e 750 euro në total, si dhe një mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e radhës.
Vendimet e UEFA-s:
Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve.
Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarrë.
Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve.
Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje në fushë të lojës.



