Inter pretendon Wijnaldum

Inter pretendon Wijnaldum

 Eksperienca në Paris ka rezultuar shumë e vështirë për Georginio Wijnadum. Hollandezi nuk po ndihet komod tek Paris St Germain sepse Mauricio Pochettino nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur në skemat e tij .

 Parashikohet se 31 vjeçari do ta ketë derën të hapur në merkaton e dimrit që do të startojë në 1 janarin e ardhshëm dhe tashmë Interi ka shpallur kandidaturën për ta afruar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

 Ishi i Liverpoolit e ka bindur Simeone Inzaghin pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë në ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse mban mbi supe një eksperiencë të gjatë me ‘’ The Redsat ‘’ me të cilët në 5 sezone ka fituar trofe shumë të rëndësishëm .

‘’ Dështimi ‘’ tek kuq e blutë në një farë mënyre është i vështirë për tu kuptuar sepse kjo skuadër ofron të gjitha mundësitë për të arritur suksesin por mesfushori nga Roterdami nuk i ka bërë mirë detyrat duke e detyruar teknikun argjentinas ta anashkalojë nga pjesa tjetër e skuadrës.  

Humbja e protagonismit krejt papritur  tek ‘’ Les Pariziens ‘’ është një motiv më tepër për zikaltërit për t’ia bërë dhuratë Simone Inzaghit gjatë dimrit , prezenca e të cilit do të pasuronte  mesfushën e kampionëve në fuqi të Serisë A.  

Në lidhje me Georginio Wijnalum duhet pritur sepse të qënit një lojtar cilësor mund të impulsojë edhe pretendentë të tjerë për ta afruar në gjirin e tyre . E kaluara e tij u lidh ngushtë me Barcelonën por ‘’ Los Cules ‘’  u mposhtën nga Paris St Germain .

Tashmë  gjithçka ka ndryshuar në pak kohë dhe 19 herë kampionët e Scudettos janë duke fërkuar duart për referentin e mesfushës së kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’. 

Në vetëm 20 ndeshje dhe 3 gola drejtuesit e kryeqytetasve e kanë kuptuar se duhet ti hapin derën Georginio Wijnaldum pasi loja e zhvilluar nuk përputhet me objektivat e tyre  për të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy