Bayern Munchen pretendon Marcos Llorenten

Bayern Munchen pretendon Marcos Llorenten

Në orët e fundit drejtuesit e Bayern Munchenit kanë deklaruar një ndër objektivat në lidhje me merkaton dimërore .

Marcos Llorente është bërë pjesë e planeve të bavarezëve, i cili preferohet nga traineri Marcos Tuchel.

Gjermani e vlerëson faktin se spanjolli është një lojtar polivalent, i cili ka rezultuar një ndihmë e madhe për Atletico Madridin si në prapavijë ashtu edhe drejt sulmit dhe gjigandët e Bundesligës dhe më gjerë do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Allianz Arena ‘’ gjatë kësaj periudhe.

Pavarësisht se 28 vjeçari i lindur në Madrid rinovoi para pak kohësh kontratën me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, rekordmenët e kampionatit gjerman besojnë në arritjen e akordit me këtë element, i cili do ta fuqizonte ndjeshëm repartin e mesfushes, tek ekipi lider në Gjermani dhe kandidat potencial për fitimin e Champions Leagues në Europë.

Në sezonin aktual Marcos Llorente numëron 12 sfida, 2 gola dhe 1 asist me ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe interesi i Bayern Munchenit ia lartëson dukshëm figurën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy