Pas rezultateve negative, te Dinamo vendosën të marrin masa ndaj lojtarëve, duke i pezulluar nga ekipi i parë.
Mbrojtësi Eni Imami dhe portieri Edvan Bakaj, të pezulluar nga ekipi i parë, kanë përfunduar te skuadra e Dinamo U-21.
Dy lojtarët janë aktivizuar ditën e djeshme me ekipin U-21, në ndeshjen ndaj Turbinës, që blutë e fituan me rezultatin 6-2.
Mbetet të shihet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë me dy futbollistët, nëse do të qëndrojnë me skuadrën e të rinjve, apo do të rikthehen në ekipin e parë.



