Ecuria e Mikel Oyarzabal po tregon edhe njëherë se mbetet një ndër më efikasët në metrat e fundit.
Spanja e Luis de la Fuentes është e privilegjuar për faktin e të pasurit një lojtar të këtij kalibri i cili i ka qëndruar besnik Real Sociedadit gjatë gjithë karrierës.
Mirëpo, e ardhmja e tij mund të ndryshojë duke patur parasysh se tashmë drejtuesit e Arsenalit kanë nisur tratativat për blerjen e kartonit të 29-vjeçarit.
Mikel Oyarzabal konsiderohet si mjaft inteligjent taktikisht, i cili krijon hapësirat e duhura për shokët e ekipit për të finalizuar.
Të qenit kompetitiv dhe me një ecuri të shkëlqyer e bën të dëshiruar nga çdo ekip elite dhe "Topchinjtë" do të jenë një kandidat potencial për ta transferuar në Londër.
S’do të jetë e lehtë duke qenë se ylli i sulmit ndihet shumë i rëndësishëm tek "Los Txiuriurdines", objektivi i të cilit është protagonizmi në çdo sfidë.
14 herë kampionët e Premier Leagues duhen të merren në konsideratë por pritet edhe një reagim nga krerët e Real Sociedadit, kryesisht trainerit Pellegrino Matarazzo.



