Shqipëria U-17, është mposhtur me shifrat e thella 5-0 nga Italia, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë.
Shqipëria e drejtuar nga Ervin Bulku e nisi mirë lojën, teksa që në minutat e para u tregua e rrezikshme, por një pakujdesi do t’i dërgonte kundërshtarët në avantazh në minutën e 9-të të takimit. Dhjetë minuta më vonë, Italia do të shënonte dhe golin e dytë, ndërsa në pjesën e mbetur të 45 minutave të para, kuqezinjtë tentuan të ngushtojnë rezultatin, por nuk ia dolën. Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bulku bëri disa ndryshime në formacion, por Italia do të shënonte edhe tre gola të tjerë, duke vulosur rezultatin në 5-0.
Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë U-17 në këto eliminatore që zhvillohen në Irlandën e Veriut, teksa më 30 tetor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Skocisë, ndërsa më 2 nëntor do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut.



