Stenio Junior nuk është më një lojtar i Partizanit. Diçka e tillë dihej prej kohësh, pasi braziliani nuk ishte paraqitur në stërvitje me të kuqtë, por vetëm ditën e sotme, lojtari ka njoftuar largimin.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Junior shkruan se sot i përfundon kontrata me Partizanin dhe i falënderon ata për periudhën e kaluar aty.
Sot përfundon kontrata ime me Partizanin. I jam falënderues klubit për këtë 1 vit e gjysmë që kaluam së bashku.
Falënderoj presidentin Gaz Demi për respektin, lojtarët, punonjësit e klubit dhe trajnerët, për të gjithë momentet dhe tifozët për të gjithë mbështetjen.
Ju uroj fat në arritjen e objektivave të radhës, respekt.
Tashmë 31-vjeçari është një lojtar i lirë dhe po kërkon një skuadër të re, për vazhdimin e karrierës së tij.



