
Mungesa e minutave të Arda Guler tek Real Madridi vijon ta vërë në rrezik qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Turku është një lojtar shumë i talentuar por tek një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ duhet të japësh gjithmonë maksimumin për tu patur në konsideratë nga Carlo Ancelotti.
19 vjeçari është një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër, për të cilin është interesuar së fundmi Napoli.
Traineri Antonio Conte e vlerëson kontributin e dhënë tek spanjollët, edhe pse së fundmi është penalizuar nga dëmtimet dhe gjithashtu nga rivaliteti i ashpër në mesfushë.
Ishi i Interit njihet për shfrytëzimin në maksimum të potencialit të lojtarëve, një ndër trainerët më të spikatur të aktualitetit.
Teknika, shpejtësia dhe mënyra se si triblon ia rrisin cilësitë Arda Gulerit, i cili mund të përfundojë duke luajtur në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Kalimi tek ‘’ Il Partenopei ‘’ mund ti japë startin një tjetër eksperiencë në karrierë, sigurisht e shoqëruar me faktin e të qënit protagonist.
Eshtë sezoni i dytë në rradhët e ‘’ Los Blancos ‘’, me të cilët është aktivizuar në 12 sfida, i cili jep garanci për të ardhmen.



