Atletico Madridi, tjetër opsion për mesfushën

Atletico Madridi, tjetër opsion për mesfushën

  Përforcimi i mesfushës sigurisht mbetet një prioritet për Diego Simeonen në merkaton e dimrit.

Tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ drejtuesit kanë filluar të përveshin mëngët për t’ia plotësuar dëshirën ‘’ El Cholos ‘’, një ndër trainerët më jetëgjatë tek një klub. 

Ayyoub Bouaddi është përfshirë në listën e numrit një të stolit i cili po përformon në lartësinë e duhur tek Lilla. 

Me vetëm 19 vite mbi supe franko-marokeni konsiderohet një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër, karriera e të cilit parashikohet se do të jetë tejet e suksesshme. 

Së fundmi drejtuesit e ‘’ Les Dogues ‘’ siguruan rinovimin me Ayyoub Bouaddi deri në 2029-tën, hap i cili natyrisht ia vështirëson spanjollëve arritjen e objektivit.

 Ish traineri i River Plates e vlerëson profilin e Ayooub Bouaddit, një lojtar tejet intensiv në presion, me një fizik për tu admiruar, tek i cili spikat edhe aspekti taktiko-teknik. 

Flitet se oferta e Enrique Cerezos për yllin e Lilles mund ti arrijë 50 milionë eurot, duke qenë se në javët e fundit Johnny Cardoso ka vuajtur disa dëmtime të cilat i kanë shkaktuar dhimbje të shpeshta koke Diego Simeones.

 Ndërkohë që protagonisti i historisë vijon të lërë gjurmë tek ish fituesit e Ligue 1 i cili në sezonin aktual numëron 16 sfida dhe 1 asist, shoqëruar me një lojë për tu admiruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy