
Pas akordit me Nemanja Matic , Roma vijon të shtojë intensitetin në merkato sepse gjatë sezonit të ri do të pretendohet akumulimi i sukseseve.
Fitimi i Conference Leagues u konsiderua një çlirim për ‘’ Verdhekuqtë ‘’ të cilët kanë fatin e të paturit një as nën mëngë që quhet Jose Mourinho .
‘’ The Special One ‘’ rikonfirmoi në të kaluarin se është një ndër më të mirët në këtë profesion dhe aktualisht është i përqëndruar tek merkatoja, me anë të cilës do të tentohet arritja e majave .
Luzitani po i jep prioritet përforcimit të mesfushës dhe sipas ‘ Il Tempos ‘ i ka shkelur syrin Saul Niguezit për arsye se vlerëson përshtatjen e spanjollit në disa pozicione .
Së fundmi Atletico Madridi është konsideruar një ndër destinacionet e preferuara të 59 vjeçarit sepse përpara disa ditësh drejtuesit e Romës filluan tratativat për transferimin e Rodrigo De Paul në ‘’ Olimpico ‘’.
Megjithatë duke qenë se Jose Mourinho synon të lërë përsëri gjurmë, po analizon edhe alternativa të tjera si përshembull Marcel Sabitzer , kartoni i të cilit vlerësohet 15-20 milionë euro dhe yllin e Lyonit Houssem Aouar , i vlerësuar me 25 milionë euro.
Aktualisht drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë fokusuar tek reduktimi i pagave për ti dhënë përparësi mbushjes së arkave me qëllimin e zhvillimit të një merkatoje cilësore e cila do ta afrojë përsëri Atletico Madridin me trofetë, ndërsa Roma duhet të rrisë vigjilencën sepse historia e ka treguar se gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt nëse nuk ndërmerren aksionet e duhura në këtë periudhë tejet përcaktuese për të ardhmen .



