
E ardhmja e Isco Alarcon tek Real Madridi është vënë dukshëm në dyshim . Për mesfushorin mbeten në luftë Milani dhe Juventusi të cilët do të zhvillojnë një tjetër superfidë . 29 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’ në qershorin e ardhshëm dhe drejtuesit e tyre nuk kanë dhënë asnjë shenjë në funksion të rinovimit me lojtarin nga Malaga . Arsyeja është transferimi i Eduardo Camavingas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Rikuperimi i Luka Modric dhe prezenca e talentit afrikan ia reduktojnë dukshëm shanset spanjollit për të luajtur si titullar , fakt që u demostrua edhe në mbrëmjen e djeshme kundër Interit ku u mjaftua vetëm me nxemje.
Por fati është në anën e tij sepse interesi i kuqezinjve dhe ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ interpretohet si një shans për vazhdimin e karrierës dhe pavarësisht se kërkesa e llogarisë në këto ekipe është shumë e lartë , pjekuria dhe eksperienca e Isco Alarcon do të rezultonin një ndihmë e madhe për tu adaptuar siç duhet . Merkatoja e janarit është pas derës dhe zhvillimet e fundit tek ‘’ Los Blancos ‘’ nuk i japin shumë shpresë për vijimin në gjirin e tyre.
Pavarësisht se është vetëm fillimi i sezonit parashikimet nuk e favorizojnë qëndrimin e Isco Alarcon tek gjigandët e Primera Division por me kualitetin e tij me siguri do ta gjejë strehën shumë shpejt .



