
Covid-19 vijon infektimet në fushën e blertë. I radhës që ka rezultuar pozitiv me koronavirus ka qenë Presidenti i Tiranës, Refik Halili.
Mësohet se kreu i klubit bardheblu, pas disa simptomave të lehta, ka kryer tamponin, që ka dhënë rezultatin pozitiv.
Ai është vetizoluar në banesën e tij, sikurse parashikohet nga protokolli shëndetësor, ku do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë, për të parandaluar çdo përkeqësim të mundshëm të gjendjes shëndetësore.



