Barazimi me Vllazninë, Gjici: Kishim ardhur për fitore, Kukësi do jetë ndryshe pas janarit

Barazimi me Vllazninë, Gjici: Kishim ardhur për fitore, Kukësi do jetë ndryshe pas janarit

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, ndaj Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje ku spektakli nuk mungoi.

Pas ndeshjes, për mediat, foli Presidenti i Nderit të Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u shpreh barazimi ishte rezultati i drejtë për atë që treguan skuadrat, ndonëse shtoi se verilindorët kishin shkuar në Shkodër për fitore.

“Ashtu si shkoi loja, barazimi ishte rezultati i drejtë. Vllaznia pjesën e parë dhe tani në fund luajti shumë mirë. Ishin përballë ekipe rivale për titull. Në fakt ne kishim ardhur për të fituar në Shkodër. Edhe ekipi i Vllaznisë luajti fort. Pres që edhe me disa ndërhyrje në merkaton e janarit, ekipi i Kukësit do të jetë ndryshe në vazhdim.”, u shpreh Gjici.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy