Mbrojtësi Albi Alla është rikthyer në Superiore, teksa ka firmosur me skuadrën e Laçit. Futbollisti pogradecar ka mbyllur aventurën në Kinë ku luajti për dy sezonet e fundit dhe tashmë rikthehet në Shqipëri.
Alla ka firmosur për dy sezone me kurbinasit, ndërsa e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Kukësi ku fitoi titullin, me Flamurtarin dhe me Bylisin.
Laçi ka pësuar shumë ndryshime në këtë merkato, sidomos në repartin e mbrojtjes, aty ku janë largua emra si Malota dhe Ignjatovic, me këtë të fundit që ka postin e drejtorit sportiv te bardhezinjtë.



