Memelli: Arbitrat stepen për të marrë vendimet në fushë

Memelli: Arbitrat stepen për të marrë vendimet në fushë

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, është shprehur se i gjithë negativiteti ndaj skuadrës së tij, i bën ata që të shkarkojnë bateritë në ndeshjen e radhës. Memelli tha se shikon një stepje te arbitrat kryesorë, për të marrë një vendim në fushë. 

“Jam njeri me energji pozitive dhe këtë ia transmetoj skuadrës. I gjithë negativiteti që na jepet këto javë, është një karikim për të shkarkuar bateritë në ndeshjen e radhës. Jemi një qytet që i presim dhe i përcjellim mirë kundërshtarët. Korça i lejon të gjitha skuadrat që të japin atë që munden në fushë dhe marrin atë që meritojnë. 

Të gjitha problemet te Partizani ka ardhur për gabime individuale. Gabimi i sistemeve në mënyrë të shpeshtë, nuk është e mirë. Duhet të bindim lojtarët për sistemin. Mendoj se një nga problemet kryesore te Partizani është edhe ndërrimi i sistemeve të lojës.

Ka një stepje të gjyqtarëve për të marrë vendimet. Ne këtë duam, që të merren vendimet dhe më pas të konsultohet me VAR. Gjyqtarët kryesorë janë ata që të marrin vendimet, VAR i korrigjon.”, u shpreh Memelli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy