Ruben Amorim kandidat për Parisin

Ruben Amorim kandidat për Parisin

 Me Mauricio Pochettinon në mëdyshje , drejtuesit e Paris St Germain vijojnë përpjekjet e vazhdueshme për afrimin e teknikut që do ti liderojë kryeqytetasit në të ardhmen .

Objektivi kryesor mbetet Champions League dhe po tentohet të gjehet profili i duhur që do të mund të avancojë me ideologjinë e tij , tek një ekip i mbushur me yje.

Preferenca e Nasser Al Khelaifit mbetet Zinedine Zidane po ishi i Real Madridit synon Francën dhe në ‘’ Parque de Prince ‘’  sipas ‘ Le Parisien ‘ ka filluar të qarkullojë emri i Ruben Amorim .

37 vjeçari fitoi kampionatin në Portugali me Sporting Lisbonën dhe në të kaluarën u tentua edhe nga Manchester United.  Me ‘’ Luanët ‘’ nuk i eci në Champions League sepse përpara furisë së Manchester City-t nxënësit e tij nuk mundën të bëjnë asgjë .

Tek kuq e blutë priten risi edhe në lidhje me drejtorin teknik sepse po mendohet për Luis Campos për të zëvëndësuar brazilianin Leonardo .

Portugezi kaloi një periudhë shumë të suksesshme tek Monaco dhe kampionët në fuqi të Ligue 1 e shikojnë si të duhurin për të ardhmen , ku sigurisht prioritet mbetet fitimi i Champions Leagues dhe drejtuesit e Paris St Germain po bëjnë gjithçka është e mundur për t’ia plotësuar dëshirën Kylian Mbappes dhe  t’ia rikthejnë respektin  pas rinovimit të shumëpritur .

Sezoni i ardhshëm parashikohet me shumë surpriza , ashtu siç ka ndodhur gjithmonë por gjithsesi duhet të kihet parasysh se konkurrenca do të jetë shumë e ashpër pavarësisht se Nasser Al Khelaifi është i fiksuar me këtë trofe.

Duhet theksuar se Ruben Amorim e filloi rrugëtimin si trainer tek Braga e më pas mori në drejtim Sportingun duke befasuar me fitimin e kampionatit në sezonin e shkuar dhe është afër një tjetër suksesi  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy