
Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Italisë dhe Spanjës e vlefshme për gjysmëfinalen e Europianit. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin fitoren, e cila do i dërgonte në finalen e kompeticionit.
Si çdo herë, kur spektakli nuk ka munguar, kështu pritet të jetë edhe në ndeshjen e sotme, ku vijnë dy kombëtare, që në ndeshjet e fundit kanë treguar paraqitje të shkëlqyera. Për sa i përket formacioneve, të dy trajnerët nuk janë kursyer, duke hedhur në fushë më të mirët.
FORMACIONET ZYRTARE:
Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonuçi, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne
Spanja (4-3-3): Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Eric García, Jordi Alba; Busquets, Koke, Pedri; Dani Olmo, Oyarzabal, Ferran Torres.



