Vllaznia e femrave do të përballet me PSG-në, ditën e enjte, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.
Për këtë ndeshje, drejtuesit kanë vendosur që të hapin dyert e stadiumit “Loro Boriçi” dhe hyrja te jetë falas.
Kjo është njoftuar nga klubi kuqeblu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
POSTIMI I KLUBIT:
Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të "UEFA Womens' Champions League" kundër Paris Saint Germain që do luhet ditën e enjte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin "Loro Boriçi" do të jetë falas. Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera. Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian.



