
Suksesi sezonit të kaluar me fitimin e Serisë A sigurisht na dha për të kuptuar se Milani mbetet një ndër ekipet më të fortë të këtij kampionati.
Shumë gjëra ndryshuan dhe natyrisht gëzimi ishte i dyfishtë pasi ulën nga froni rivalët e Interit.
Një ndër më të spikaturit ishte Rafael Leao , lojtar që bëri krenare mbarë tifozerinë e kuqezinjve dhe të gjithë komponentët e klubit, në veçanti trainerin Stefano Pioli.
Italianët sigurisht po tentojnë prej një kohe të gjatë të rinovojnë kontratën e portugezit duke patur parasysh edhe interesin e klubeve me emër në kontinentin e vjetër .
Por 23 vjeçari pretendon të përfitojë 7 milionë euro në sezon dhe gjithashtu i ka kërkuar Milanit ta ndihmojë të shlyejë borxhin prej 17 milionë eurosh që i ka Sportingut të Lisbonës .
Kjo situatë në plan të parë duket paksa e vështirë dhe skuadrat e elitës si Manchester United , Juventus, Barcelona dhe Real Madridi gjithmonë janë prapa derës duke shpresuar se Milani do të gabojë në një moment .
Merkatoja e verës pritet akoma më emocionuese sepse natyrisht rendimenti i ishi-t të Sporting Lisbonës sa vjen edhe rritet dhe e bën pa dyshim një ndër protagonistët e saj dhe në këtë rast italianët e kanë vetë në dorë zgjidhjen e kësaj situate .



