
Mbrojtësi i djathtë, Valentino Lazaro largohet sërish nga skuadra e Interit. Klubi zikaltër ka vendosur ta huazojë austriakun te skuadra e Torinos në Serie A për një sezon, me të drejtë blerje.
Të shtunën Lazaro do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të nisë stërvitjen me skuadrën e re.
Interi ka vendosur të paguaj një pjesë të pagës së lojtarit, i cili pritet të jetë një alternativë shtesë për Juric në dy krahët ku luajnë Singo dhe Mërgim Vojvoda.



