
Etapa e Jose Mourinhos tek Fenerbahce mund të përfundojë shumë shpejt.
‘’ The Special One ‘’ prej vitesh me rradhë është konsideruar një ndër më të mirët në training, arsye e mjaftueshme për tu pretenduar në çdo merkato.
Në Premier League, kampionat të cilin e njeh shumë mirë, drejtuesit e Newcastle United ia kanë hapur dyert e ‘’ St James Parkut ‘’ luzitanit, i cili ka lënë gjurmë në secilin ekip që ka drejtuar.
61 vjeçari ka mbi supe një eksperiencë të gjatë suksesi, me fitimin e shumë titujve të rëndësishëm dhe drejtuesit e ekipit më të pasur në botë besojnë se mund t’ia arrijnë qëllimit.
Edhe pse e ka nisur mirë kampionatin me turqit, tundimi për tu rikthyer në Angli është shumë i madh, ndoshta tek bardhezinjtë, ekip i formuar për të fituar tituj në të ardhmen e afërt.
Tifozeria e zjarrtë e Newcastles ka filluar të entuziazmohet, duke qenë se Jose Mourinho e ka eksperiencën e mjaftueshme për të arritur majat me çdo ekip.



