
Mesfushori zvicerian me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, është vënë në shenjestrën e drejtuesve të "The Reds" dhe në ditët në vijim pritet të bëjnë hapa konkret për të mbyllur sa më shpejt këtë operacion të merkatos.
Shaqiri është një njohje e vjetër e teknikut të Liverpool, Jurgen Klopp, që e njeh mesfushorin nga koha e tij në Bundesligë dhe po shqyrton një ofertë ndërsa ai duket të forcojë skuadrën e tij.
Interes për shërbimet e tij kanë shfaqur dhe Leicester e Everton. Për të nënshkruar me yllin zvicerian duhet të derdhësh një shumë relativisht të ulët për skuadrat britanike, plot 12 milion paund.
Ndërkohë nga ana tjetër, klubi aktual i Shaqirit, Stoke City, nuk pritet të bëjë rezistencë, pasi sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.



