Lewandowski i vetëofrohet Barcelonës

Lewandowski i vetëofrohet Barcelonës

Pas dorëheqjes nga Erling Haaland për arsye ekonomike , Barcelona vijon të kërkojë një sulmues me objektivin e të qënit më  e kompletuar në fazën ofensivë dhe  në orët e fundit ka marrë një lajm tejet entuziazmues .

Robert Lewandowski i cili po shijon muajt e fundit në ‘’ Allianz Arena ‘’ i është vetëofruar katalansve pasi rendimenti i deritanishëm i tyre e ka bindur se mund të fitojë trofe në të ardhmen .  

Ndërmjetësi dhe njëkohësisht agjenti i polakut Pini Zahavi  i ka dhënë më shumë dritë kësaj çështje që sipas ‘ Sport ‘ka marrë vëmëndjen edhe të Real Madridit dhe Atleticos  por marrëdhëniet e shkëlqyera të izraelitit me ‘’ Blaugranët ‘’ e afrojnë golashënuesin  në ‘’ Camp Nou ‘’.

Arritjet e 33 vjeçarit e konsiderojnë një ndër sulmuesit më të mirë në botë i cili kërkon të vijojë karrierën tek një ekip që është i besueshëm dhe që garanton trofe pasi është në hapat e fundit të saj.

Formimi i një dyshe me Pierre Emerick Aubameyang duke patur si ndihmës Adama Traoren dhe Paco Alcacer etj do ti shtonte sukseset  për spanjollët të cilët do ta rrisnin rrezikun për çdo rival dhe do ti jepnin Xavi Hernandezit më shumë opsione për ta dërguar ekipin e zemrës drejt trofeve që kanë munguar prej kohësh në Katalunjë.

Kryeqytetasi është një sulmues si pak të tjerë duke iu referuar aktualitetit dhe njëkohësisht një idhull në Bavari që aktualisht   numëron 45 gola dhe 4 asiste  në 37 sfida, statistika që tregojnë se polaku nuk do të ndalet .  

Për Barcelonën ecuria po vijon me ritme të kënaqshme sepse ka bërë mirë në La Liga dhe pret Leipzigun në çerekfinalet e Europa Leagues duke reflektuar kështu se puna e Xavi Hernandezit ka rezultuar shumë e suksesshme dhe ecuria e favorizon dukshëm për të ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy