
Janë mbyllur tri ndeshje të Premier League, të vlefshme për javën e 17-të. Chelsea u rikthye te fitorja, teksa mposhti 2-0 Sheffield United, falë golave të Palmer në minutën e 54-t dhe Jackson në minutën e 61.
Sulmuesi i Shqipërsië Armando Broja, u fut nga stoli në minutën e 75-të, por nuk arriti të lërë shenjë, teksa humbi edhe një rast të pastër.
Manchester City, u shtang nga Crystal Palace, në sfidën që u mbyll në barazim 2-2. Skuadra e Guardiolës, shpërdoroi avantazhin e dy golave të shënuar nga Grealish dhe Leëis., , me mitë që barazuan falë golave të Mateta në minutën e 76-të dhe Olise në minutën e 95-të me penallti.
Newcastle triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Fulham, ndërsa Bournemouth-Luton, u ndërpre në minutën e 66-të, pasi mbrojtësi i miqve, Tom Lckyer humbi ndjenjat në fushë.



