Manchester United, në garë për Mbappen

Manchester United, në garë për Mbappen

Pa dyshim që Kylian Mbappe do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës, lojtar për të cilin vijon të luftojë prej shumë sezonesh Real Madridi. Por në orët e fundit , sipas ‘ The Sun ‘, Manchester United ka menduar të hidhet në sulm për francezin, i cili i ka komunikuar klubit të Paris St Germain se nuk do të rinovojë kontratën , e parashikuar deri në 2025-sën. Megjithatë , ishi i Monacos do të qëndrojë në ‘’ Parque de Prince ‘’ deri në 2024-tën, atëherë kur i përfundon kontrata me kryeqytetasit, drejtuesit e të cilëve janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm dhe shitja e ish kampionit të botës me ‘’ Trikolorët ‘’ do të arrinte 250 milionë eurot. Pritet një garë emocionuese ndërmjet ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ‘’ The Red Devilsave ‘’, dy ndër klubet më të pasur të botës por duhet theksuar se 20 herë kampionët e Premier Leagues prej kohësh po tentojnë edhe për Harry Kane, për të cilin duket se është më i avantazhuar Bayern Muncheni. Rikupermi i vlerave të humbura nga kjo skuadër konsiderohet prioritet nga drejtuesit, nga të cilët do të jepet maksimumi gjatë merkatos së verës por duhet bërë kujdes nga ‘’ Galaktikët ‘’ për arsye se 24 vjeçari vijon të jetë fiksimi i Florentino Perezit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy