
Fitimi i Champions Leagues në sezonin e kaluar i çliroi drejtuesit e Manchester City-t, për të cilët ky kompeticion konsiderohej prioritet prej vitesh. Në këtë merkato ‘’ The Citiziens ‘’ kanë transferuar në ‘’ Etihad ‘’ Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol por traineri Pep Guardiola shpreson që të tjerë komponentë ti bashkohen kësaj skuadre. Lucas Paqueta preferohet nga spanjolli për mesfushën dhe sipas informacioneve të fundit , drejtuesit kanë përgatitur çekun prej më shumë se 70 milionë eurosh për yllin e West Hamit. Braziliani ka hasur vështirësi gjatë karrierës, sidomos tek Milani dhe Lyoni por transferimi tek ‘’ The Hammers ‘’ i dha fund peripecive, skuadër në të cilën u shëndërrua një ndër më cilësorët në 11-shen e David Moyes. 25 vjeçari ishte pjesë e suksesit të kryeqytetasve, të cilët fituan Conference Leaguen në sezonin e shkuar por interesi i Manchester City-t ndoshta mund ta bindë për të filluar një tjetër eksperiencë, me ekipin më të mirë të Europës aktualisht. Mesfushori nga Rio de Janeiro e finalizoi sezonin me 4 gola dhe 7 asiste në 41 sfida të shoqëruara me një trofe shumë të rëndësishëm për West Hamin , pas shumë vitesh.



